Policia e angazhon edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në përpjekjen për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur nga Istogu - Gazeta Express
string(123) "policia-e-angazhon-edhe-shoqaten-e-kosoves-per-kerkim-shpetim-ne-perpjekjen-per-gjetjen-e-67-vjecarit-te-zhdukur-nga-istogu"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:05

Policia e angazhon edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në përpjekjen për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur nga Istogu

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 11:05

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim tha se janë angazhuar në kërkimin e 67-vjeçarit Beqir Malokaj nga Istogu, i raportuar i zhdukur para dy ditësh.

SHKKSH njoftoi se janë përfshirë në këtë angazhim me kërkesë të Policisë.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur”, thuhet në njoftim.

Shoqata thotë se “po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur”.