Skandal në futbollin rus, Mirlind Daku fyhet nga tifozët e Zenitit, Federata e nis menjëherë hetimin - Gazeta Express
string(98) "skandal-ne-futbollin-rus-mirlind-daku-fyhet-nga-tifozet-e-zenitit-federata-e-nis-menjehere-hetimin"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 10:50

Skandal në futbollin rus, Mirlind Daku fyhet nga tifozët e Zenitit, Federata e nis menjëherë hetimin

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 10:50

Takimi, i fituar 3-0 nga Zeniti, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.

“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku”, deklaroi kreu i komitetit, Artur Grigoryants, për agjencinë ruse RIA Novosti. Ai shtoi se mbledhja disiplinore do të zhvillohet më 20 gusht.

Në atë përballje, Daku arriti të shënojë një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, përcjell tch.

Ironikisht, gjatë kësaj vere sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti i St. Petersburgut, por në fund vendosi të qëndrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.

Komiteti i RFU-së pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij, ndërkohë që rasti ka marrë vëmendje në mediat ruse, duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit dhe lojtarit shqiptar.