Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon padi kundër ZRRE-së në Gjykatën Supreme - Gazeta Express
string(71) "oda-ekonomike-e-kosoves-dorezon-padi-kunder-zrre-se-ne-gjykaten-supreme"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 10:38

Oda Ekonomike e Kosovës dorëzon padi kundër ZRRE-së në Gjykatën Supreme

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 10:38

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi në Gjykatën Supreme kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji, lidhur me vendimin që detyron bizneset të kalojnë menjëherë në tregun e lirë të energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, OEK ka publikuar dokumentin e padisë që ka dorëzuar sot, duke theksuar se kjo padi është ngritur në mbrojtje të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe qytetarëve si konsumatorë të fundit, kundër – siç e cilëson – një vendimi të padrejtë të ZRrE-së.