Maduro “blindon“ Venezuelën m, aktivizon 4.5 mln roje kombëtare si përgjigje ndaj SHBA-së - Gazeta Express
string(86) "maduro-blindon-venezuelen-m-aktivizon-4-5-mln-roje-kombetare-si-pergjigje-ndaj-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 10:35

Maduro “blindon“ Venezuelën m, aktivizon 4.5 mln roje kombëtare si përgjigje ndaj SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 10:35

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar aktivizimin e një plani të ri sigurie që përfshin 4.5 milionë rojeve kombëtare në të gjithë territorin e vendit, si përgjigje ndaj asaj që ai e quan “kërcënime” nga Shtetet e Bashkuara, pas vendosjes së forcave ushtarake amerikane në rajonin e Karaibeve.

“Këtë javë do të aktivizoj një plan të posaçëm me mbi 4.5 milionë militantë për të siguruar mbulimin e të gjithë territorit kombëtar. Milici e përgatitur, e aktivizuar dhe e armatosur”, deklaroi Maduro në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Milicia venezueliane, e themeluar nga ish-presidenti Hugo Chavez, sipas të dhënave zyrtare përbëhet nga rreth 5 milionë persona, përfshirë civilë dhe rezervistë, dhe ndodhet nën komandën e ushtrisë. Deklarata e Maduro vjen menjëherë pasi SHBA dyfishoi shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë. Ai iu përgjigj Washingtonit duke përmendur një “përsëritje të ndyrë të kërcënimeve ekstravagante, fantastike dhe të çuditshme”, ndërsa paralajmëroi shpërndarjen e armëve dhe raketave për forcat fshatare dhe klasën punëtore, me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Venezuelës.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, konfirmoi vendosjen e forcave detare dhe ajrore në Karaibe për të kryer një operacion kundër trafikut të drogës. Ky veprim pason akuzat e administratës amerikane ndaj Maduros si pjesë e një karteli droge dhe përforcon tensionet mes dy vendeve.