Krasniqi: Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë, VV-ja tash duhet ta propozojë një kandidat tjetër - Gazeta Express
string(96) "krasniqi-albulena-haxhiu-ka-deshtuar-pese-here-vv-ja-tash-duhet-ta-propozoje-nje-kandidat-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:50

Krasniqi: Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë, VV-ja tash duhet ta propozojë një kandidat tjetër

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:50

Njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se VV-ja nuk mund ta kandidojë Albulena Haxhiun sërish për të paren e Kuvendit.

Kjo pasi ajo ka dështuar 5 herë, dhe vendimi i Gjykatë Kushtetuese thotë se nuk mund të ketë më shumë se tre votime për të njëjtin kandidat.

Si rezultat, Krasniqi thekson se VV-ja duhet ta propozojë një tjetër kandidat.

Postimi:

Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post.