Punëtori në Gjilan bie në kontakt me rrymën dhe alivanoset derisa po punonte, arrestohet pronari i kompanisë - Gazeta Express
string(107) "punetori-ne-gjilan-bie-ne-kontakt-me-rrymen-dhe-alivanoset-derisa-po-punonte-arrestohet-pronari-i-kompanise"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:27

Punëtori në Gjilan bie në kontakt me rrymën dhe alivanoset derisa po punonte, arrestohet pronari i kompanisë

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:27

Një punëtor në Gjilan ka pësuar lëndime në vendin e punës. I njëjti derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt fizik me rrymën dhe është alivanosur.

I njëjti ka pësuar lëndime dhe është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Metush Krasniqi, Gjilan 18.08.2025 – 12:00. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.