12 vjeçari në Novobërdë merr veturën e babait dhe fillon ta ngasë nëpër oborr, godet motrën që tentoi ta ndalte - Gazeta Express
string(110) "12-vjecari-ne-novoberde-merr-veturen-e-babait-dhe-fillon-ta-ngase-neper-oborr-godet-motren-qe-tentoi-ta-ndalte"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:17

12 vjeçari në Novobërdë merr veturën e babait dhe fillon ta ngasë nëpër oborr, godet motrën që tentoi ta ndalte

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 9:17

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Llabjan të Novobërdës.

Siç njofton Policia e Kosovës, një fëmijë 12 vjeçar ka marrë veturën e oborrit dhe ka filluar ta ngasë nëpër oborr. Sipas raportit të policisë, motra e tij ka tentuar ta ndalojë dhe në atë moment është goditur nga vetura dhe ka pësuar lëndime trupore.

E njëjta është dërguar në QKUK për trajtim.

“Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.