Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur rreth mundësisë së krijimit të një koalicioni për të tejkaluar krizën politike.
“Nuk më kanë kërkuar këshilla, por me ata që kam biseduar u kam thënë: përpiquni të hyni në koalicion, sepse në koalicion zgjidhen problemet dhe ndihmohet vendi. Nuk kam refuzuar koalicionet që janë bërë dhe ato që do të bëheshin”, tha Haliti.
I pyetur nëse do të mbështeste një koalicion me Vetëvendosjen, ai theksoi se përgjegjësia është te VV-ja.
“Unë nuk dua të ushtroj presion përmes mediave, sepse PDK tashmë ka një qëndrim refuzues ndaj Vetëvendosjes. Por mendoj që topi është në anën e VV-së, pasi nuk i ka ofruar koalicion PDK-së”, u shpreh Haliti. /Teve1