Leeds United është afër të arritjes së marrëveshjes me Milan për sulmuesin Noah Okafor, por raportimet e fundit nga Italia tregojnë se Rossonerët duan të presin informacion rreth gjendjes së Rafael Leao para se të finalizojnë shitjen e sulmuesit zviceran.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Leeds ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Okafor, por ende nuk ka rënë dakord përfundimisht me Milanin.
Milan kërkon një shumë prej 20 milionë eurosh për të shitur 25-vjeçarin, i cili ishte transferuar te San Siro dy vjet më parë për rreth 13–15 milionë euro. Sipas Calciomercato.com, Leeds duket se është afër për të përmbushur vlerësimin e Milanit, dhe një marrëveshje mund të finalizohet brenda disa ditëve.
Megjithatë, Calciomercato shton se Milan po pret të marrë informacion mbi gjendjen e Leao-s, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes së parë të Coppa Italia të hënën.
Portugezi u aktivizua si sulmues qendre krahas Christian Pulisic dhe shënoi gol brenda 15 minutave të para të fitore 2-0 kundër Bari, por u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi të dukshëm në viç.
Raportimet e së hënës thonë se Milan dëshiron të dijë sa kohë do t’i duhet Leao-s për t’u rikuperuar para se të japë dritën jeshile për shitjen e Okafor tek Leeds. /GazetaExpress/