Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Greqi, në rrugën Egnatia, ku tre shqiptarë humbën jetën dhe një grua u plagos rëndë. Viktimat janë identifikuar si Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi, ndërsa Magdalena Kacaj ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina, duke shkaktuar shpërthime flakësh. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e përfshirë në flakë dhe trupat e viktimave të karbonizuara.
Gjithashtu, një tjetër makinë e përfshirë në aksident po transportonte pesë të afërm të viktimave, që kanë pësuar lëndime të lehta.