Sulmet ruse vrasin civilë ukrainas para takimit të rëndësishëm në Uashington - Gazeta Express
string(76) "sulmet-ruse-vrasin-civile-ukrainas-para-takimit-te-rendesishem-ne-uashington"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 18:29

Sulmet ruse vrasin civilë ukrainas para takimit të rëndësishëm në Uashington

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 18:29

Sulmet ruse me dronë goditën një ndërtesë banimi në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, para një takimi të rëndësishëm në Uashington ndërmjet udhëheqësve të Ukrainës, atyre evropianë dhe të SHBA-së.

Prefekti i Harkivit tha më 18 gusht se të paktën 7 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën. Qyteti i Zaporizhjas, po ashtu, u godit nga sulme të përgjakshme.

Në përgjithësi, sulmet ruse gjatë natës në qytetet ukrainase i vranë 10 njerëz. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti sulmet “përpjekje cinike” për t’i minuar bisedimet në Uashington./REL