Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Al Ahli për kapitenin e tyre, Manuel Locatelli.
Skuadra italiane e ka kthyer mbrapsht propozimin e fituesve të AFC Champions League Elite 2024-25, të cilët e kishin identifikuar mesfushorin italian si përforcimin ideal në mesfushë.
Megjithatë, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, e sheh Locatellin si pjesë kyçe të projektit të tij dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai.
Sipas raportimit, gjigantët e Saudi Pro League i kanë ofruar Locatellit një pagë shumë të lartë dhe janë të gatshëm ta rrisin ofertën deri në 30 milionë euro.
Edhe pse ish-yje të Serie A si Franck Kessié dhe Roger Ibanez tashmë luajnë për Al Ahlin, sipas Gazzetta, është shumë e pamundur që edhe Locatelli t’u bashkohet atyre, pasi mesfushori i dalë nga Sassuolo nuk është në shitje, as për 30 milionë euro.
Juventusi shpreson që Zakaria t’i bashkohet Al Ahlit në vend të Locatellit
Në radarin e Al Ahlit janë edhe Youssouf Fofana i Milanit dhe Denis Zakaria i Monacos.
Skuadra saudite raportohet se ka ofruar 45 milionë euro për ish-mesfushorin e Juventusit, i cili megjithatë është i pavendosur për një kalim në Arabinë Saudite.
Por, nëse ai ndryshon mendje dhe i bashkohet Al Ahlit, Juventusi do të përfitonte një përqindje nga shitja e tij ardhshme. /GazetaExpress/