Yamal shënoi në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Mallorcës.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka vendosur vetes tre sfida në mënyrë që një ditë të fitojë Topin e Artë.
18-vjeçari është një nga favoritët për ta fituar çmimin e këtij viti pas një sezoni fantastik në La Liga dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
Ai shënoi 18 gola dhe dha 21 asiste në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Hansi Flick fitoi kampionatin spanjoll dhe arriti deri në gjysmëfinale të Evropës.
Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e votimeve më 25 gusht, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 22 shtator në Paris.
Yamal e nisi sezonin e ri me stil të dielën mbrëma, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e lehtë 3-0 ndaj Mallorcës në Palma de Mallorca.
Edhe pse Ousmane Dembélé është favorit i madh sipas basteve për të fituar Topin e Artë, pak njerëz do të vinin bast kundër Yamal që ta ngrejë këtë trofe në një moment të karrierës së tij.
Duke pasur këtë parasysh, Mundo Deportivo raporton se sulmuesi 18-vjeçar i ka vendosur vetes tre objektiva për sezonin e ardhshëm.
Edhe pse janë objektiva relativisht të zakonshëm – të shënojë më shumë, të marrë përsipër goditjet e lira dhe penalltitë – ato tregojnë se Yamal dëshiron të pozicionohet si lider i sulmit të Barcelonës për shumë vite.
Yamal imiton LeBron James
Gjatë fitores ndaj Mallorcës, Yamal festoi golin duke bërë shenjën e kurorës – një stil festimi i drejtpërdrejtë si i legjendën e NBA, LeBron James.
Ai e përdori këtë festim për herë të parë në ndeshjen miqësore të verës kundër skuadrës koreane FC Seoul – të udhëhequr nga ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard – dhe e ka bartur tashmë edhe në sezonin zyrtar.
Yamal madje e përmendi LeBron edhe në një postim në Instagram pas ndeshjes.
Pas golit, ai u tha gazetarëve:
“Jam i lumtur – ishte një ëndërr, një ëndërr që e kisha. Të shënoj duke veshur këtë fanellë dhe këtë numër, që është shumë i veçantë për mua. Jam gjithashtu shumë i lumtur për fitoren e skuadrës”. /GazetaExpress/