Një fluturim i zakonshëm sportiv mbi bregdetin e Lungomares në Vlorë ka përfunduar me një incident të lehtë këtë të hënë, kur një parashutiste humbi kontrollin dhe ra në zonën e plazhit.
E reja u ndihmua menjëherë nga pushuesit dhe banorët e zonës, ndërsa fatmirësisht pësoi vetëm dëmtime të lehta. Ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.