Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille në fund të afatit kalimtar të verës.
Interesimi për yllin kosovar ekziston, ndonëse më i zbehtë sesa muaj më parë.
Së fundmi flitet se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Juventusi.
E mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar çmimin që e ka vendosur Lille për kartonin e 26-vjeçarit, përcjell “Gazeta Express”.
Më saktësisht, klubi francez do ta shiste ish-futbollistin e Baselit për 15-20 milionë euro, një shifër jo e vogël kjo për një lojtar që e ka vetëm edhe një vit kontratë.
Sidoqoftë, kjo shifër do të ishte e përballueshme për gjigantët evropianë, në këtë rast për Juventusin, kur kihet parasysh se edhe rroga e tij nuk do të ishte shumë e lartë.
Zhegrova nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa e humbi krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimit.
Ai i është bashkuar së fundmi ekipit të Lillet në stërvitje pasi kishte mbetur jashtë për një kohë duke ushtruar individualisht. /Gazeta Express