Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Elbasan.
Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 41-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Sipas policisë, i arrestuari akuzohet në Spanjë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Urdhërarresti ndaj tij është lëshuar dy muaj më parë nga Gjykata e Sabadellit. 41-vjeçari u arrestuar në rrugën e fshatit Papër teksa qarkullonte me automjet.
Ai është identifikuar me inicialet E.B. ndërsa po punohet për ekstradimin e tij drejt Spanjës.