Radiq: Në mes të krizës në vend, Vuçiqi me armatim po e blen mbështetjen e fuqive të huaja relevante - Gazeta Express
string(98) "radiq-ne-mes-te-krizes-ne-vend-vuciqi-me-armatim-po-e-blen-mbeshtetjen-e-fuqive-te-huaja-relevante"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 12:25

Radiq: Në mes të krizës në vend, Vuçiqi me armatim po e blen mbështetjen e fuqive të huaja relevante

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 12:25

Gjiganti izraelit i mbrojtjes Elbit Systems, sipas disa mediave atje, ka nënshkruar një kontratë me Serbinë me vlerë 1,64 miliardë dollarë. Edhe pse vetë Elbit nuk ka treguar kush është blerësi i sistemeve të tyre precize artileriko-raketore me rreze të gjatë veprimi dhe i mjeteve ajrore pa pilot, analisti ushtarak Aleksandar Radiq thekson se opinionit profesional i është bërë e ditur se bëhet fjalë për Serbinë. Sipas tij, ky vendim është politik, sepse në mes të krizës aktuale në vend, Aleksandar Vuçiq ka nevojë për mbështetjen e faktorëve të huaj.

Kjo është kontrata e dytë e madhe, ndërsa e mëparshmja, gjithashtu jashtëzakonisht e vlefshme, ishte nënshkruar vitin e kaluar, kujton Aleksandar Radiq.

“Mendoj se para së gjithash duhet kërkuar gjurmën politike në këto marrëveshje. Me fjalë të tjera, pushteti izraelit e mbështet fuqishëm Aleksandar Vuçiqin, e atij tani i nevojitet faktori i huaj. Ironike është që një nga shtyllat kryesore propagandistike tek ajo pjesë e popullit tonë që e mbështet Vuçiqin është krijimi i paranojës se si faktorët e huaj, përmes protestave, po e minojnë rendin shtetëror. Në kuptimin ‘nuk është se studentët organizohen vetë’. Ndërsa e vërteta është që në fakt Vuçiq po blen përkrahjen e fuqive të huaja relevante”, tha Radiq për N1.

Analisti ushtarak thekson se Vuçiq ka bërë një kthesë të fortë strategjike drejt SHBA-së dhe Izraelit, duke kujtuar se më 15 korrik është mbajtur në Kuvend Konferenca për partneritetin strategjik SHBA-Izrael-Serbi.

“Me Izraelin ekzistojnë shkëmbime reciproke në aspektin ushtarako-teknik. Serbia eksporton pajisje ushtarake për Izraelin dhe eksporton përmes Izraelit në vende të treta. Nga ana tjetër, Serbia ka nënshkruar vitin e kaluar dy kontrata jashtëzakonisht të vlefshme, të cilat janë gati të paimagjinueshme për nga vlera krahasuar me standardet e deritanishme të blerjes së pajisjeve ushtarake për Ushtrinë e Serbisë. Përjashtimi i vetëm janë rafalët, por ai është përjashtim mbi të gjithë përjashtimet”, tha ai.

Me kontratën e fundit me Elbit, Radiq thotë se “nuk është fjala për armatim”.

“Më e rëndësishmja është në fakt të vendoset lidhja politike, motivimi politik dhe të vihet re si tani, ndoshta përpara ofensivës së pushtetit kundër protestave, po konsolidohet mbështetja ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ai kujtoi se para disa ditësh Ministria e Jashtme ruse ka shkruar një letër mbështetjeje për Vuçiqin, ndërsa thekson se edhe amerikanët po tregojnë ambicie për t’ia ofruar atë mbështetje.

“Është e qartë që tani përkrahja izraelite është e paguar”, tha ai.

Duke pasur parasysh që këto kontrata janë konfidenciale, nuk kemi asnjë element mbi bazën e të cilit mund të analizojmë të qëllimshmen e këtij blerjeje, theksoi Radiq.