Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Kosovë - Gazeta Express
string(98) "aktakuze-ndaj-nje-personi-per-nxitje-te-urrejtjes-dhe-mosdurimit-ndermjet-grupeve-etnike-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:48

Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:48

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas PSRK-së, i pandehuri ngarkohet se në Komunën e Shtërpcës, qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës në një festë me karakter fetar.

“I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.  Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.