Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyim paraqitje” - Gazeta Express
string(75) "berisha-paraqitet-ne-spak-per-zbatimin-e-mases-se-sigurise-detyim-paraqitje"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:39

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyim paraqitje”

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:39

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjatë momentit të mbërritjes bien në sy dhe mbështetësit e Berishës që e presin përpara se të hyjë në ambientet e prokurorisë.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Hetimet ndaj tij janë pjesë e një dosjeje të hapur prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Berisha e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë, duke i cilësuar ato politike. Avokatët e tij kërkojnë heqjen e masës së sigurisë, duke argumentuar mungesën e provave.