Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1942 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 48 kanë qenë me lëndime, ndërsa 45 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 40 persona, ndërkaq 28 tjerë janë dërguar në mbajtje.