Një burrë nga Vitia është arrestuar pasi u kap përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viti 17.08.2025, 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...