Zhduket 67-vjeçari në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij - Gazeta Express
string(61) "zhduket-67-vjecari-ne-istog-kerkohet-ndihme-per-gjetjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:54

Zhduket 67-vjeçari në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:54

Një person i moshës 67 vjeçare, Beqir Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që prej 24 orësh.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, syzet e tij janë gjetur në një mal në periferi të Istogut, por nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të tregojë vendndodhjen e tij.

Policia është njoftuar dhe gjatë natës së kaluar ka zhvilluar kërkime së bashku me familjarët e tij.

Kushdo që ka informacion të telefonojë Policinë e Kosovës ose familjen në numrin +383 49 118 844.