Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka bërë disa lëshime në lidhje me “shkëmbimet e tokave” që po kërkon.
Një gjë të tille e tha për CNN i dërguari i Presidentit Donald Trump, Steve Wikoff, megjithëse detajet e këtyre diskutimeve nuk janë bërë të qarta.
As Putini, as ndonjë figurë në qeverinë ruse, nuk ka dhënë shenja për tërheqje nga kërkesa e Moskës që të katër rajonet duhet t’i jepen kontrollit të saj.
Të dielën, Trump prezantoi mesazhin mbi lëshimet që ai tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duhet t’i bëjë, duke thënë se Ukraina duhet të heqë dorë nga rimarrja e Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe nga kërkesa për anëtarësim në NATO.
Gjithashtu në diskutim janë Donetsku, Luhansku, Zaporizhzhia dhe Khersoni, katër rajone të Ukrainës që Rusia i aneksoi ilegalisht në vitin 2023.
Luhansku është i vetmi rajon që Rusia e ka pushtuar pothuajse tërësisht. Ajo nuk ka arritur të marrë rripin kyç të fortifikuar të qyteteve në Donetsk.