Një shtetas zviceran vdiq së bashku me një shtetas gjerman në një aksident që përfshinte dy avionë të lehtë argëtimi të shtunën pasdite në Saint-Pons, në Francën juglindore, mësoi agjencia e lajmeve AFP nga autoritetet lokale.
Një aeroplan rimorkimi dhe një palonë u ngritën pak pas orës 13:00 nga Barcelonnette. Aksidenti ndodhi pak më vonë në luginën Ubaye, sipas të njëjtit burim, transmeton albinfo.ch.
Një zjarr u përhap në bimësi, por u vu shpejt nën kontroll, sipas brigadës së zjarrfikësve të departamentit.
Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u përcaktuar, tha policia.