Mbi 200 persona të zhdukur në rajonin e vërshuar në Pakistan - Gazeta Express
string(60) "mbi-200-persona-te-zhdukur-ne-rajonin-e-vershuar-ne-pakistan"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 14:51

Mbi 200 persona të zhdukur në rajonin e vërshuar në Pakistan

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 14:51

Më shumë se 200 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur në rajonin Buner në veriperëndim të Pakistan, si pasojë e vërshimeve shkatërruese dhe rrëshqitjeve të dheut.

Si pasojë e vërshimeve kanë vdekur më shumë se 300 persona në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani në ditët e fundit. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në provincën Kiber Paktunkva.

Autoritetet frikësohen se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë thënë se i kanë varrosur tetë trupa të paidentifikuar, sepse asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i gjallë.

Shirat e rrëmbyeshëm në periudhën qershor-shtator sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.

Vetëm këtë vit, në Pakistan kanë vdekur mbi 650 persona si pasojë e këtyre kushteve atmosferike.

Ndonëse rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet janë pasoja të zakonshme të shirave të rrëmbyeshëm, shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto situata atmosferike më intensive dhe më të shpeshta.

Për viktima nga shirat është raportuar edhe në Kashmirin e administruar nga India.

Përveç dëmeve në njerëz, shirat e rrëmbyeshëm i përkeqësojnë rrëshqitjet e dheut dhe ndonjëherë rezultojnë me bllokim të rrjedhës së lumenjve.

Ndërsa shkaku i saktë i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të kohëve të fundit ende nuk është përcaktuar, shkencëtarët besojnë se shkrirja e akullnajave është faktor kontribuues. /REL/