Digjet një shtëpi që dikur shërbente si shtypshkronjë në Uglar të Zubin Potokut - Gazeta Express
string(79) "digjet-nje-shtepi-qe-dikur-sherbente-si-shtypshkronje-ne-uglar-te-zubin-potokut"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 14:39

Digjet një shtëpi që dikur shërbente si shtypshkronjë në Uglar të Zubin Potokut

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 14:39

Policia ka njoftuar se sot kanë marrë infomacione për një zjarr që kishte përfshirë një shtëpi në Uglar të Zubin Potokut.

“Më datë 17.08.2025, rreth orës 04:30, Policia ka pranuar informacion për një zjarr që kishte përfshirë një objekt (shtëpi) në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa  njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.”

Zjarri kishte përfshirë një kat të shtëpisë që më parë shërbente si shtypshkronjë.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Zjarri kishte përfshirë një kat te shtëpisë (lokal qe kishte shërbyer si shtyp-shkronjë me parë) ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar.”

“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për te përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm”.”