Arrestohet 31-vjeçari, dogji pyllin me pemë frutore në Rrogozhinë - Gazeta Express
string(64) "arrestohet-31-vjecari-dogji-pyllin-me-peme-frutore-ne-rrogozhine"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 10:10

Arrestohet 31-vjeçari, dogji pyllin me pemë frutore në Rrogozhinë

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 10:10

Policia e Rrogozhinës në Shqipëri ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit masiv që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në fshatin Ballaj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur një zjarr i shpërthyer në territorin e fshatit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pyllin me pemë frutore.

Autoritetet lokalë njoftuan se është arrestuar shtetasi I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Sipas hetimeve të deritanishme, 31-vjeçari kishte ndezur zjarre për djegien e mbeturinave në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë toke dhe pemë frutore në Ballaj.

Njoftimi i policisë

dentifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.