Nga e hëna kthimi i autobusëve nga Prishtinë për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit - Gazeta Express
string(92) "nga-e-hena-kthimi-i-autobuseve-nga-prishtine-per-ne-podujeve-do-te-behet-nga-xhamia-e-llapit"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 9:47

Nga e hëna kthimi i autobusëve nga Prishtinë për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 9:47

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë ka njoftuar se nga e hëna kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, sic ishte më parë. Arsye e përmendin mungesën e një stacioni të përshtatshëm.

“Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë njofton të gjithë udhëtarët se, duke filluar nga dita e hënë, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, ashtu siç ka qenë edhe më parë. Ky ndryshim është i domosdoshëm, sepse mungesa e një stacioni të përshtatshëm rrezikon sigurinë e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Llapit, si dhe të gjithë udhëtarëve që udhëtojnë në relacionin Prishtinë – Podujevë. Po ashtu, ju njoftojmë se përderisa orarin e kemi nga Xhamia e Llapit, ligji është në anën tonë dhe na mbron në këtë vendim.”

“ Përveç kësaj, në këtë stacion përfshihen edhe udhëtarët e fshatrave Orllan, Shajkoc dhe Majac, ku ndalesa do të bëhet po ashtu te Xhamia e Llapit, siç ka qenë edhe më herët.”