Me Romën që e ka larguar nga tregu objektivin kryesor Manu Koné, Interi ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Genoas, Morten Frendrup.
Zikaltërit kishin hyrë fuqishëm në garë për Koné dhe negociatat po shkonin mirë, por familja Friedkin papritur i dha fund bisedimeve.
Tani, Interi duhet të kalojë në Planin B, një lojtar që ka qenë në radarin e tyre që prej fillimit të verës.
Interi drejt Frendrup
Sipas Calciomercato.it, ai do të kushtonte dukshëm më pak, me një marrëveshje që mund të mbyllet mes 20 dhe 25 milionë eurove.
24-vjeçari, reprezentues i Danimarkës, është nën kontratë me Genoan deri në qershor 2028. Ai iu bashkua klubit në janar 2022 nga Brondby, për një shifër të raportuar prej 4.4 milionë eurosh.
Kështu, një shitje në vlerën 20-25 milionë euro do të përfaqësonte një fitim të vogël për “Grifone”.
Në të njëjtën kohë, Interi synon të krijojë hapësirë në skuadër duke u ndarë me Benjamin Pavard, ndërsa klubet e Ligës Saudite mbeten favoritët për të siguruar shërbimet e Frendrup. /GazetaExpress/