Aksion kundër bixhozit, arrestohen 13 persona dhe sekuestrohen 17 mijë euro në Isniq të Deçanit - Gazeta Express
string(94) "aksion-kunder-bixhozit-arrestohen-13-persona-dhe-sekuestrohen-17-mije-euro-ne-isniq-te-decanit"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 8:05

Aksion kundër bixhozit, arrestohen 13 persona dhe sekuestrohen 17 mijë euro në Isniq të Deçanit

Lajme

Gazeta Express

17/08/2025 8:05

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët në lidhje me një aksion kundër bixhozit në Isniq të Decanit. Ky aksion ka përfunduar me 13 persona të ndaluar.

“Prokuroria Themelore e Pejës, njofton opinionin publik se bashkë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë me njësitet relevante, ka realizuar bastisje  në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, ku janë arrestuar në flagrancë  dhe ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona të dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm” nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës.”

Po ashtu janë sekuestruar 17 mijë euro.

“Ky aksion i udhëhequr nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj, ka rezultuar edhe me sekuestrimin e rreth shtatëmbëdhjetë (17) mijë eurove  nga të pandehurit bashkë me një armë të zjarrit, shufrua metalike dhe thika. Po ashtu, janë sekuestruar edhe prova tjera materiale të cilat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur dhe do të shërbejnë në këtë procedurë penale.”

“Prokurori i shteti brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë ndaj të pandehurve për sigurimin e tyre në procedurë penale për veprimet e mëtutjeshme ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.”