Haradinaj akuzon Kurtin: I la bizneset në mëshirë të mafias energjetike, Kosova do të çlirohet nga këta gangsterë - Gazeta Express
string(111) "haradinaj-akuzon-kurtin-e-la-bizneset-ne-meshire-te-mafias-energjetike-kosova-do-te-clirohet-nga-keta-gangstere"

Gazeta Express

16/08/2025 18:51

Haradinaj akuzon Kurtin: I la bizneset në mëshirë të mafias energjetike, Kosova do të çlirohet nga këta gangsterë

Gazeta Express

16/08/2025 18:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë dhe vartësit e tij se po e shkatërrojnë Kosovën përmes vendimeve arbitrare në sektorin e energjisë.

Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj e quajti Kurtin “zaptues të Zyrës së Kryeministrit”, i cili sipas tij i ka lënë bizneset e vendit në mëshirë të “mafias energjetike”.

“Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta. Pashmangshëm do të përballen me ligjin”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova nuk do të mbetet nën ndikimin e “gangsterëve me agjenda të dyshimta”, duke theksuar se vendi do të “lirohet nga ky zaptim”.