55 tentime të dështuara, Rohde – VV’së: Ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi - Gazeta Express
string(76) "55-tentime-te-deshtuara-rohde-vvse-ndoshta-ka-ardhur-koha-te-nderrohet-ekipi"

Gazeta Express

16/08/2025 18:07

55 tentime të dështuara, Rohde – VV’së: Ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi

Gazeta Express

16/08/2025 18:07

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për krizën politike në vend dhe shprehjen që ai e pati përdorur gjatë muajit prill se ‘nëse dështon ekipi, zëvendësojeni dikë nga ekipi’.

Rohde në një intervistë për “Info Magazine” u shpreh se edhe e ka të njëjtën shprehje, por sipas tij “pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi”.

“Siç e kam sugjeruar në muajin prill ku kam thënë duke përdorur analogjinë e futbollit se nëse ekipi i juaj nuk është i suksesshëm, zëvendësojeni dikë nga ekipi”.

“Ende e kam po të njëjtën thënie sepse ende e kemi të njëjtin problem. Pas 55 tentimesh, ndoshta ka ardhur koha të ndërrohet ekipi sepse unë i di reagimet e opozitës, ata kanë thënë se do të votojnë qeverinë përderisa të jenë anëtarë të kabinetit”, u shpreh Rohde në “Info Magazine”, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai u shpreh se partive politike iu duhet vullnet për kompromis dhe sipas tij, aktorët politikë duhet të shohin vullnet për t’i zgjidhur problemet e jo për t’i thelluar ato.