Shkyçja e bizneseve, Lushaku: Qytetari jeton më keq e paguan më shumë, politikë e urrejtjes ndaj sektorit privat   - Gazeta Express
string(109) "shkycja-e-bizneseve-lushaku-qytetari-jeton-me-keq-e-paguan-me-shume-politike-e-urrejtjes-ndaj-sektorit-privat"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 17:39

Shkyçja e bizneseve, Lushaku: Qytetari jeton më keq e paguan më shumë, politikë e urrejtjes ndaj sektorit privat  

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 17:39

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik.

Ajo ka thënë se ekonominë e Kosovës po e vret ‘’mafia e energjisë’’.

Postimi:

MAFIA E ENERGJISË PO VRET EKONOMINË E KOSOVËS!

Kosova është shndërruar në shtet, ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë.

Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti e ngulfatë.

Shteti ku mafia energjetike i detyron prodhuesit të blejnë energjinë nga firmat e qeveritarëve.

Vetëm sot, mbi 1 400 biznese janë shkyçur nga rrjeti. Kjo do të thotë mijëra familje pa paga, pa siguri dhe me çmime gjithnjë e më të larta.

Kjo është politika e Albin Kurtit!; politika e urrejtjes ndaj sektorit privat dhe e varfërimit të popullit.

Kurti në opozitë ‘për prodhime vendore’, Kurti në pushtet ‘për mbytjen e tyre’!