Vritet një kalë në kullotat e Sharrit, policia po heton rastin - Gazeta Express
string(61) "vritet-nje-kale-ne-kullotat-e-sharrit-policia-po-heton-rastin"

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:37

Vritet një kalë në kullotat e Sharrit, policia po heton rastin

Maqedoni

Gazeta Express

16/08/2025 15:37

Më 15.08.2025, në orën 12:30, në Departamentin Policor Gallatë është paraqitur B.I. (33) nga fshati Gurgjevishtë. Ai ka raportuar se në periudhën nga data 12 deri më 15 gusht, në kullotën e tij në vendin e quajtur “Bistrovac” në Malet e Sharrit, kali i tij është vrarë nga një person i panjohur, i cili dyshohet se ka përdorur një send të mprehtë.

Një ekip i Stacionit Policor të Gostivarit ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer inspektimin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.