Vatrat e zjarrit nën kontroll! Bashkitë, grupe pune për verifikikmin e dëmeve në terren - Gazeta Express
string(85) "vatrat-e-zjarrit-nen-kontroll-bashkite-grupe-pune-per-verifikikmin-e-demeve-ne-terren"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 15:09

Vatrat e zjarrit nën kontroll! Bashkitë, grupe pune për verifikikmin e dëmeve në terren

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 15:09

Vatrat e zjarrit në vend janë vënë nën kontroll dhe aktualisht puna e autoriteteve është e përqendruar tek vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga flakët.

Vetëm në zonën kuftiare pranë parkut Natyror të Gërmenjës janë shënuar riaktivizime të reja të vatrave të zjarrit. Herë pas here dëgjohen shpërthime municionesh të mbetura, çka e bën të pamundur afrimin e efektivëve në sipërfaqet e përfshira nga zjarri.

Në vendngjarje ndodhen rreth 35 efektivë të shërbimit pyjor, zjarrfikës, emergjencave civile, si dhe të forca të policisë e ushtrisë qe vijojnë punën për izolimin e flakëve.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se për vlerësimin e dëmeve secila bashki e prekur do të ngrejë një grup në terren, që do të inventarizojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese e bujqësi dhe do të plotësojë formularët me kostot financiare.

Pas kësaj, bashkitë do të përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe do të kryhet kompensimi i tyre.