Kërkohej nga Maqedonia e Veriut, arrestohet një person në Istog - Gazeta Express
string(62) "kerkohej-nga-maqedonia-e-veriut-arrestohet-nje-person-ne-istog"

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 15:04

Kërkohej nga Maqedonia e Veriut, arrestohet një person në Istog

Lajme

Gazeta Express

16/08/2025 15:04

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut në fshatin Dubravë të Istogut, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase.

I dyshuari është arrestuar pa incidente dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Autoritetet janë në pritje të procedurave të mëtejme ligjore që lidhen me ekstradimin eventual të tij.

‘‘ARRESTIM ME URDHËRES NDËRKOMBTARE

Dubravë, Istog 15.08.2025 – 16:15. Në bazë të urdhëresës ndërkombëtare të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së.