Chiesa deklaron besnikëri: Dua të qëndroj te Liverpool, të luftoj për çdo trofe - Gazeta Express
string(77) "chiesa-deklaron-besnikeri-dua-te-qendroj-te-liverpool-te-luftoj-per-cdo-trofe"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 13:21

Chiesa deklaron besnikëri: Dua të qëndroj te Liverpool, të luftoj për çdo trofe

Futboll

Gazeta Express

16/08/2025 13:21

Federico Chiesa ka shpërthyer në emocion pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bournemouth, ku ai ishte protagonist me golin e tij të bukur.

Pas sfidës, sulmuesi italian dha një deklaratë që me siguri do t’i entuziazmojë tifozët e Liverpool-it.

“Vendimi im është të qëndroj! Dua të qëndroj dhe të luftojë për të gjitha trofetë këtu,” u shpreh Chiesa, duke treguar qartë synimet e tij afatgjata me klubin anglez.

Ai nuk i fshehu emocionet dhe dashurinë për fanellën që mban veshur.

“Unë e dua Liverpool Football Club,” tha ai me krenari.