Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar për dy takime që i ka zhvilluar me shtabet e PDK-së në Banullë dhe në Baicë. Buja ka thënë se mandateve të tija si kryetar, vetëm në Banullë kanë realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale.
Ai ka investime nëse do të zgjidhet kryetar.
‘‘Ditën e përmbyllëm me dy takime të frytshme me shtabet e PDK-së në Banullë dhe në Baicë.
Gjatë mandateve të mia si Kryetar, vetëm në Banullë kemi realizuar mbi 2 milion euro investime kapitale. Në mandatin e ardhshëm këto investime do të rriten ndjeshëm. Po ashtu investimet kapitale do të rriten ndjeshëm edhe në Baicë.
Së bashku me Arsimin në Banullë dhe Arditin në Baicë, do të punojmë për të kompletuar infrastrukturën, si dhe për të krijuar mundësi më të mira zhvillimi e mirëqenie për banorët”, ka shkruar ai.