Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(90) "plagosi-me-thike-bashkejetuesen-pas-sherrit-ne-shtepi-vihet-ne-pranga-41-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 13:00

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2025 13:00

Një plagosje ka ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.

41-vjeçari me iniciale F. C., ka plagosur me thikë për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij.Autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një debati në banesën e tyre.“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin: -F. C., 41 vjeç.41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.