Samiti i Alaskës, Trump e Putin gati dy orë në takim, cilët zyrtarë po i shoqërojnë - detaje - Gazeta Express
string(89) "samiti0-i-alaskes-trump-e-putin-gati-dy-ore-ne-takim-cilet-zyrtare-po-i-shoqerojne-detaje"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 23:31

Samiti i Alaskës, Trump e Putin gati dy orë në takim, cilët zyrtarë po i shoqërojnë – detaje

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 23:31

Tashmë janë bërë më shumë se një orë prej se, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre.

Por kush po i shoqëron dy liderët në takim.

Pala ruse

Yuri Ushakov – këshilltari i politikës së jashtme i Putinit. Ai është një ish-diplomat sovjetik dhe shërbeu si ambasador i Rusisë në SHBA nga viti 1998 deri në vitin 2008;

Sergey Lavrov – ministër i punëve të jashtme i Rusisë që nga viti 2004;

Përkthyesi i Putinit.

Kur nga pala amerikane

Steve Witkoff – ish-zhvillues i pasurive të patundshme dhe tani i dërguari special i Donald Trumpit, si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për Rusinë. Ai ka bërë vizita të shumta në Moskë në muajt e fundit;

Marco Rubio – sekretar i shtetit i SHBA-së dhe këshilltar i sigurisë kombëtare. Ai më parë shërbeu si senator nga Florida – dhe dikur ishte shumë kritik ndaj Trump;

Përkthyesi i Trump.

Pas bisedimeve fillestare, pritet të ketë një drekë dypalëshe, në të cilën Trump do të shoqërohet nga:

Sekretari i Thesarit Scott Bessent;

Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick;

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth;

Shefe e Shtabit Susie Wiles, raporton Sky News.