Presidenti amerikan Donald Trump ka zbarkuar në Bazën Ajrore Elmendorf në Anchorage, Alaskë.
Ai sonte do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton KosovaPress.
Një diplomat evropian tha për CNN se do të jetë “e vështirë për t’u përballuar” mbërritja me tapet të kuq e presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.
“Duke pasur parasysh tmerret që forcat e Putin po i shkaktojnë Ukrainës çdo ditë, ky lloj trajtimi do të jetë i vështirë për t’u përballuar”, tha diplomati të premten.