Manchester United duket se e ka lënë pas ndjekjen e Carlos Baleba nga Brighton dhe tani ka kthyer vëmendjen diku tjetër.
United është përfolur se do të synojë një lojtar që Ruben Amorim njeh shumë mirë, pas dështuan në trasnferimit të Baleba-s, që ishte objektiv kryesor.
Pas identifikimit të tij si lojtari ideal për të transformuar mesfushën e tyre, United kishte kontaktuar në mënyrë indirekte për një marrëveshje me mesfushorin e Brighton-it në fillim të muajit, dhe më pas pati komunikim të drejtpërdrejt me klubin për 21-vjeçarin.
Por pa bërë një ofertë për të testuar qëndrimin e Brighton-it, United e ka lënë pas përpjekjen e tyre për mesfushorin kamerunas, duke konsideruar se çmimi i kërkuar ishte tepër i lartë.
Të premten pasdite, pasi Brighton e vendosi Baleba-n në qendër të videove të tyre të stërvitjes, David Ornstein i The Athletic raportoi se United kishte ndaluar procedurat për ish-lojtarin e Lille.
United respektoi qëndrimin e Brighton-it që pasuria e tyre më e çmuar nuk është për shitje, pas largimeve të Joao Pedro, Pervis Estupinan dhe Simon Adingra.
Sipas Fabrizio Romano, United tani “pritet të kthejnë vëmendjen te objektiva të tjerë”, por ka zëra se një nga alternativat mund të jetë një lojtar me të cilin janë lidhur më parë.
Amorim ka shmangur nënshkrimin e lojtarëve nga Sporting, por sipas Simon Stone të BBC, ata mund të shikojnë kapitenin e klubit portugez, Morten Hjulmand, si një plan rezervë, pas bisedave me dikë që ka njohuri për situatën e fundit të danezit.
United ka një alternativë të mundshme për Baleba-n
“Ata janë lidhur me kapitenin e Sporting, Morten Hjulmand, dikush që Amorim e njeh shumë mirë nga koha e tyre së bashku në Portugali,” shkroi Stone.
“Dikush me të cilin kam biseduar dhe që kupton situatën e Hjulmand beson se mesfushori danez 26-vjeçar do të ndryshojë klub këtë verë. United duhet të fillojë të shesë lojtarë, por po mendoj se nëse shterrojnë përpjekjet për Baleba-n, vëmendja e tyre mund të kthehet te Lisbona.”
Lidhjet e Hjulmand me United filluan pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për Danimarkën në Euro 2024, dhe United kërkoi nga Amorim që të ribashkohej me të pas performancës së tij të jashtëzakonshme në fitoren 4-1 kundër Manchester City.
26-vjeçari u bashkua nga Lecce në 2023 dhe ka fituar dy tituj të Primeira Ligës me Sporting, ku ka grumbulluar afërsisht 100 paraqitje.
Amorim e përshkroi Hjulmand si “lojtarin më të kompletuar” kur fliste për të dhe mesfushorët e tjerë si Manuel Ugarte dhe Joao Paulinha. /GazetaExpress/