Lista Srpska njofton për takimin që e pati me Prattipatin para se t'i publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë - Gazeta Express
string(111) "lista-srpska-njofton-per-takimin-qe-e-pati-me-prattipatin-para-se-ti-publikoje-emrat-e-kandidateve-per-kryetare"

Gazeta Express

15/08/2025 18:23

Lista Srpska njofton për takimin që e pati me Prattipatin para se t’i publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë

Gazeta Express

15/08/2025 18:23

Lista Serbe ka njoftuar për takimin që pati para se t’i publikojë emrat për kandidatët për kryetarë komunash. Ata janë takuar sot me shefen e Punëve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ana Prattipati.

Në njoftim thuhet se është diskutuar gjendja aktuale politike dhe e sigurisë, pozita e serbëve në Kosovë.

Tutje, Lista Serbe përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se në takim është folur edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar nevojën për një angazhim më të fortë e të menjëhershëm të SHBA-së për mbrojtjen e të drejtave të serbëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe parandalimin e veprimeve që Lista Serbe po i cilëson si destabilizuese.

Sipas deklaratës së tyre, Lista Serbe do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë.