Kryeziu: S’duket që do të ketë marrëveshje politike, situata po ngjanë në një ecje të drejt zgjedhjeve të parakohshme - Gazeta Express
string(114) "kryeziu-sduket-qe-do-te-kete-marreveshje-politike-situata-po-ngjane-ne-nje-ecje-te-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 18:07

Kryeziu: S’duket që do të ketë marrëveshje politike, situata po ngjanë në një ecje të drejt zgjedhjeve të parakohshme

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 18:07

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, është deklaruar lidhur me situatën aktuale politike në vend duke thënë se e njëjta po ‘‘ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme’’

I njëjti ka shtuar edhe se masat e vonesat e Kushtetuese duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje me 12 tetor.

‘‘Qoftë me kalkulime politike, qoftë si produkt i procedurave, masat dhe vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duket se po e ndjekin kalendarin drejt një date të dakorduar në heshtje, për të mbajtur dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, me 12 tetor. Ose, një skenar tjetër, i diskutuar nga disa parti, është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare mes raundit të parë dhe balotazhit të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Kujt i shkon përshtati ky dakordim i heshtur dhe çfarë do të prodhojë për vendin mbajtja e dy palë zgjedhjeve – qendrore dhe lokale, do ta shohim. Ajo që dihet, ende nuk ka marrëveshje politike e as që duket se do të ketë. Situata aktuale më shumë po ngjanë në një ecje të qëllimshme, drejt zgjedhjeve të parakohshme’’, ka shkruar ai.