Në një zhvillim të pazakontë, legjenda e futbollit afrikan Didier Drogba ka mbërritur në Itali për t’i dorëzuar Atalantës një peticion në emër të Ademola Lookman, fituesit aktual të çmimit Futbollisti Afrikan i Vitit.
Sipas “African Hub”, Drogba po i dorëzon klubit një peticion 50-faqesh të miratuar nga CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit), ku kërkohet “një proces transferimi i drejtë dhe transparent” për Lookman.
“Ky veprim nënvizon rëndësinë e përgjegjësisë dhe drejtësisë në transferimet globale të futbollit, sidomos kur bëhet fjalë për yjet afrikanë,” thuhet në deklaratën e peticionit.
Didier Drogba has landed in Italy to submit a 50-page petition to Atalanta, approved by CAF, advocating for a fair and transparent transfer process for Africa’s top talent Ademola Lookman, Africa’s Best Player of the Year.
This move highlights the importance of accountability… pic.twitter.com/MnZmB40yey— African Hub (@AfricanHub_) August 14, 2025
Mbështetje nga futbolli afrikan për Lookman
Ky hap vjen pas postimit të faqes zyrtare të kombëtares së Nigerisë në rrjetet sociale, ku u shprehën se “qëndrojnë në krah të Ademola Lookman” në përpjekjen e tij për t’u larguar nga Atalanta drejt Interit
Aktualisht, Lookman besohet se ndodhet në Portugali, pasi më parë kaloi disa ditë në Londër, duke u larguar nga stërvitja e Atalantës mbi një javë më parë.
Ai është i zemëruar me klubin për bllokimin e transferimit, duke pretenduar se oferta prej 45 milionë eurosh (me përfshirje bonuset) nga Interi ishte e mjaftueshme për ta realizuar marrëveshjen.
Nga ana tjetër, Atalanta ka reaguar duke thënë se verën e kaluar i kishte premtuar lojtarit një shitje nëse do të vinte oferta e duhur – por vetëm nga një klub jashtë Italisë, për të mos forcuar një rival direkt në Serie A. /GazetaExpress/