E ardhmja e Jamie Vardy merr një kthesë surprizë pas zërave për kalim te Celtic - Gazeta Express
string(79) "e-ardhmja-e-jamie-vardy-merr-nje-kthese-surprize-pas-zerave-per-kalim-te-celtic"

Futboll

Gazeta Express

15/08/2025 18:19

E ardhmja e Jamie Vardy merr një kthesë surprizë pas zërave për kalim te Celtic

Futboll

Gazeta Express

15/08/2025 18:19

Ish-sulmuesi i Anglisë, Jamie Vardy, i cili ka mbetur pa klub që prej largimit nga Leicester City si lojtar i lirë më herët këtë vit, po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim në Scottish Premiership, ku Celtic shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Vardy i dha fund një aventure 13-vjeçare në King Power Stadium në përfundim të sezonit 2024/25, një vit i vështirë për “Dhelprat” që, pas dështimeve me trajnerët Steve Cooper dhe Ruud van Nistelrooy, u rikthyen menjëherë në Championship.

Sulmuesi 38-vjeçar shënoi në ndeshjen e tij të fundit për Leicesterin – golin e 200-të në paraqitjen e tij të 500-të – në fitoren 2-0 ndaj Ipswich, duke u përshëndetur me një ovacion në këmbë nga tifozët.

Megjithëse ka pasur spekulime për një kalim në Wrexham ose MLS, Vardy ende nuk ka gjetur klubin e ri. Raportet e fundit sugjerojnë se Celtic është më afër, me mundësinë që ai të ribashkohet me trajnerin Brendan Rodgers, me të cilin fitoi FA Cup dhe Community Shield në vitin 2021 te Leicester.

Ish-portieri i Premier League, Nigel Martyn, ka mbështetur këtë lëvizje:

“Ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm për Leicesterin dhe do të dëshirojë të vazhdojë sa më gjatë të mundet. Nëse ke një ish-trajner që të vlerëson, siç është Rodgers, nuk ka gjë më të mirë. Jam i bindur se Vardy do të jetë kërcënim për çdo skuadër në Skoci. Ai mund të nisë ndeshjet dhe të luajë 60 minuta, ose të hyjë nga stoli e të bëjë diferencën. Për një mbrojtës, gjëja e fundit që do është të përballesh me shpejtësinë e tij pas 70 minutash lojë.”

Rangers gjithashtu mund të hyjë në garë, veçanërisht nëse shesin sulmuesin Hamza Igamane. Klubi francez Rennes po shqyrton një ofertë prej 15 milionë £, ndërsa interesi për lojtarin vjen edhe nga Everton, West Ham, Brentford, Marseille dhe Strasbourg.

Nëse Igamane largohet, Rangers do të kërkojë një sulmues për të lehtësuar barrën mbi Cyriel Dessers, i cili u detyrua të largohej i dëmtuar në humbjen 2-1 ndaj Viktoria Plzen në “Champions League”.

Trajneri Russell Martin ka siguruar se dëmtimi nuk është serioz dhe shpreson ta ketë të gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Club Brugge. /GazetaExpress/