Pas raportimit ekskluziv të “Football Italia” mëngjesin e sotëm, disa burime në Francë kanë konfirmuar se Randal Kolo Muani është shumë pranë kalimit te Juventusi në formë huazimi me pagesë dhe detyrim blerjeje nga PSG për një shumë totale prej 55-58 milionë eurosh.
Eksperti ynë i merkatos, Alfredo Pedullà, deklaroi sot se marrëveshja ishte drejt përfundimit, me sulmuesin që kishte dëshiruar vetëm rikthimin në Torino pas huazimit gjashtëmujor të sezonit të kaluar.
Çelësi i akordit është pagesa e një shume të konsiderueshme nga Juventusi për huazimin aktual, me detyrim blerjeje në fund të sezonit që do ta çonte shumën totale në 55-58 milionë euro.
Mediat franceze konfirmojnë ekskluziven për Kolo Muanin
Tashmë, L’Équipe dhe analisti francez Fabrice Hawkins e kanë konfirmuar lajmin, duke raportuar se Kolo Muani ka arritur marrëveshje personale për një kontratë katërvjeçare, përveç huazimit njëvjeçar.
Juventusi kishte paguar 3.6 milionë euro për gjashtë muajt e tij në klub sezonin e kaluar – një shifër që nuk krahasohet me 95 milionë eurot që Paris Saint-Germain shpenzoi për ta blerë nga Eintracht Frankfurt në vitin 2023. Pavarësisht interesimit nga Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United, Kolo Muani ka pasur gjithmonë vetëm një dëshirë: të vishet sërish bardhezi. /GazetaExpress/