Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit - Gazeta Express
string(70) "haradinaj-deklaratat-e-kurtit-ia-ndaluan-thacit-vizitat-nga-vellezerit"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 14:52

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 14:52

Nasim Haradinaj, në Tëvë1, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është fajtor për vendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që t’u ndalohen vizitat vëllezërve të Hashim Thaçit në Hagë.

“Qikjo vrejtja e Albin Kurtit e dha edhe ky një vrejtje që Thaçit po i jepet informacion, po bohen instruksione, dhe ZPS-ja u përgjigj me këtë, edhe ia ndaloi Thaçit vizitat për të afërmit dhe për vëllezërit. Ai haptaz e tha në media. Unë të garantoj mbi 60% ka pesh këtu,” tha Haradinaj.

Sipas tij, kjo situatë erdhi pas deklaratave të Kurtit në “Këndin e debatit” në Tëvë1, ku kryeministri tha se ish-krerët e UÇK-së në Hagë po vizitohen nga deputetë të PDK-së për të marrë instruksione politike.