Provokim apo nostalgji? Sergei Lavrov shkon në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik - Gazeta Express
string(84) "provokim-apo-1nostalgji-sergei-lavrov-shkon-ne-alaske-me-bluzen-e-bashkimit-sovjetik"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 11:55

Provokim apo nostalgji? Sergei Lavrov shkon në Alaskë me bluzën e Bashkimit Sovjetik

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 11:55

Bashkimi Sovjetik rikthehet në skenë gjatë samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që do të zhvillohet sonte në Alaskë.

Në delegacionin që shoqëron presidentin rus ndodhet edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë për të.

Lavrov u shfaq në bazën ushtarake të Anchorage i veshur me një bluzë sportive mbi të cilën besohet se ishte shkruar me shkronja të mëdha “СССР”, inicialet e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm (të shkruara në germa cirilice). Një simbolikë e qartë që i referohet periudhës së Luftës së Ftohtë, në një ngjarje që mund të përbëjë një moment kyç në negociatat për t’i dhënë fund luftës që përfshin Rusinë./tvklan.al