Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, një ngjarje tragjike është regjistruar në bregdet, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht një shtetas teksa po lahej në det.
Viktima është identifikuar si I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rastit.